Telegrafi

Zyrtare: Argjentina dhe Sevilla arrijnë marrëveshje për Sampaolin

Ish-trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli do të zëvendësojë Edgardo Bauza në postin e trajnerit te kombëtarja argjentinase.

Edgardo Bauza u shkarkua më herët këtë muaj pas rezultateve të dobëta dhe mos-ftesës së disa futbollistëve, duke krijuar polemika te kombëtarja argjentinase.

Pas shkarkimit të tij shumë emra u përmenden si zëvendësues të tij, por më i lakmuari ishte emri i Sampolit, i cili edhe është zyrtarizuar si trajner.

Lexo po ashtu Sampaoli: Dëgjova zemrën, zgjodha Argjentinën

Sampaoli vjen te Argjentina pas vetëm një sezoni të shpenzuar te skuadra spanjolle, duke i kualifikuar ata në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm nga vendi i katërt.

“Sevilla ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për menaxherin Jorge Sampaoli që të marrë përsipër si menaxher të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e Sevillas.

“Federata Argjentinase ka arritur një marrëveshje me Sevillan për Jorge Sampaoli për t’u bërë menaxher i ri i kombëtares”, shkruan në njoftimin e FA. /Telegrafi/