Telegrafi

Zyrtare: Ardian Cuculi kalon te Shkëndija

Ardian Cuculi është kthyer pas katër vjetësh te Shkëndija, ku është prezantuar të mërkurën dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Cuculi në tri sezonet e fundit, ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, ekip me të cilin e ka fituar një titull të kampionit.

Për Cuculin, kjo do të jetë aventura e katërt te Shkëndija, pasi me fanellën kuqezi ka luajtur edhe në tri raste të mëparshme.

Me Shkëndijën, 35-vjeçare ka pesë trofe të fituar, përfshirë dy tituj kampioni të Maqedonisë së Veriut, dy Kupa dhe një Superkupë.

“KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Ardian Cuculit në klubin tonë, duke nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej një vjet”.

“Rikujtojmë që Ardian Cuculi në skuadrën kuqezi rikthehet pas katër vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Kukësit, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e Dritës nga Gjilani”, thuhej në njoftimin e Shkëndijës. /Telegrafi/