Futbollisti i deritashëm i Gjilanit, Arbios Thaçi, i është kthyer ekipit ku luajti më herët, Drenica.
Ai ka falënderuar Gjilanin dhe Skifterat për respektin e treguar ndaj tij, derisa ka qenë pjesë e ekipit bardhekuq nga Anamorava, ndërsa ka bërë të ditur se tash e tutje kthehet në ‘ekipin e zemrës’ së tij, te Drenica
“Pas bisedave të gjata mes drejtueseve të klubit dhe futbollistit, Arbios Thaçi, në fund është finalizuar marrëveshja dhe ‘Gjoni’ do të jetë futbollist i klubit tonë për periudhën një vjeçare. ‘Gjoni’ së fundmi u paraqit me mjaft suksese në fanelën e Gjilanit, por tashmë është rikthyer aty ku e ka vendin dhe do të jap kontribut për ngjyrat ‘kuq e zi’ të klubit tone”, shkruan Drenica.
Klubi drenicak ende po vazhdojnë me negociatat me futbollistë dhe në ditët në vijim priten edhe përforcime tjera. /Telegrafi/