Ndeshja e paraparë të zhvillohet sonte është anuluar për shkaqe sigurie.
Xhiroja e 21-të në La Liga ishte paraparë që të niste me duelin mes Deportivo La Crounas dhe Real Betis, por kushtet klimaterike kanë pamundësuar zhvillimin e këtij takimi.
Siç njoftojnë mediat në Spanjë, erërat e forta që kanë arritur deri në 100 kmh kanë dëmtuar stadiumin Riazor ku do të luhej kjo ndeshje.
Tani i mbetet Federatës së Spanjës të vendosë për një orar të ri të zhvillimit të kësaj sfide.
Riazor desde dentro pic.twitter.com/fuIVtGXWiq
— Coruña Deportiva (@CorunaDeportiva) February 3, 2017