Telegrafi

Zyrtare: Anulohet ndeshja Sevilla-Roma

Roma zyrtarisht ka njoftuar se nuk do të luajë nesër (e enjte) kundër Sevillas në ndeshjen e tyre të parë për 1/8-tën e Ligës së Evropës për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale spanjolle.

Ndeshja e Ligës së Evropës kishte qenë në dyshim pasi qeveria spanjolle anuloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Italia për në Spanjë.

Raportet e mëparshme sugjeruan që Giallorossët do të fluturonin për në Portugali dhe më pas do të udhëtonin me tren pjesën tjetër të rrugës për në Sevilla.

Lexo po ashtu Lojtarët e Sevillas nuk duan të përballen me Romën në Ligën e Evropës shkaku i coronavirusit

Megjithatë, klubi italian ka lëshuar ​​një deklaratë në mediat sociale për të thënë se ata nuk do të luajnë ndeshjen e nesërme.

E gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet e Sevillas.

“Roma nuk do të udhëtojë në Spanjë për ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Evropës, pasi avioni nga Italia nuk ishte i autorizuar të zbarkonte në Spanjë. Më shumë detaje nga UEFA së shpejti”, thuhet në njoftim.

Deri më tani nuk ka të dhëna se kur mund të zhvillohet kjo ndeshje. /Telegrafi/