Site icon Telegrafi

Zyrtare: Amir Abrashi nënshkruan kontratë të re me Grasshopperin

Amir Abrashi e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Grasshopperin, pra deri në vitin 2026.

Abrashi është kapiten i skuadrës elitare të Zvicrës, ndërsa në këtë klub u kthye në vitin 2021.

Për Grasshopperin luajti edhe nga viti 2010 deri në vitin 2015 para se të transferohej te Freiburgu në Bundesligë.

 

“Grasshopperi do të thotë shumë për mua dhe jam krenar që vazhdoj të mbaj logon e klubit në gjoks. Do të bëj më të mirën dhe do të luftoj gjithmonë për klubin”, ka thënë Abrashi për faqen e klubit.

Drejtori sportiv, Stephan Schëarz, kishte fjalë të mëdha për mesfushorin shqiptar.

“Amiri nuk është një person i shkëlqyer vetëm në sport, por edhe për nga karakteri dhe është një figurë e rëndësishme identifikuese për Grasshopperin. Ai është një model dhe me përvojën dhe angazhimin e ti do të vazhdojë të jap shumë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Schëarz.

 

Abrashi për Grasshopperin ka luajtur 17 ndeshje në këtë sezon, ndërsa në total për ekipin zviceran ka luajtur 258 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version