Malisheva ka vazhduar me përforcime për stinorin e ri.
Alban Shillova është përforcimi më i ri i skuadrës bardhekaltër, pas largimit nga Llapi.
Sulmuesi i mirënjohur kosovar së fundmi ishte pjesë e Llapit, ndërsa më herët karrierën e zhvilloi edhe në disa klube të mëdha kosovare siç janë Drita e Prishtina.
Shillova ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi./Telegrafi/