Telegrafi

Zyrtare: Alavesi shkarkon De Biasin (Foto)

PALERMO, ITALY - MARCH 24: Albania head coach Gianni De Biasi looks on during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Albania at Stadio Renzo Barbera on March 24, 2017 in Palermo, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Trajneri italian, Gianni De Biasi nuk është më trajner i skuadrës spanjolle, Deportivo Alaves.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi mori drejtimin e skuadrës së Alavesit para rreth dy muajve për ta ngritur nga pozita e fundit në tabelë.

Megjithatë, edhe rezultatet e trajnerit italian lënë shumë për të dëshiruar, pasi nuk arriti ti jap shumë skuadrës spanjolle.

Lexo po ashtu Skuadra e De Biasit pranoi katër gola, trajneri ndihet i turpëruar

De Biasi e mori drejtimin e Alavesit pas pesë gjirove të para, ku skuadra kishte zero pikë dhe zero gola në vendin e fundit, ndërsa pas shtatë ndeshjeve sa ishte në bankinë italiani, klubi spanjoll koleksionoi dy fitore dhe pesë humbje dhe klubi prapë mbeti në atë pozitë.

Shkarkimin e De Biasit nga stoli i trajnerit, Alavesi e njoftoi në rrjetet sociale dhe sajtin e klubit, ku e falënderoi për punën dhe i uroi suksese.

Lexo po ashtu Mediat Italiane sulmojnë Tavecchion: Me De Biasin do të ishte ndryshe

“Klubi bardhekaltër ka vendosur në ndërpresë kontratën me Gianni De Biasin, pas rezultateve të dobëta të javëve të fundit”.

“Për momentin, skuadrën do ta drejtojë Javier Cabello”.

“E falënderojmë De Biasin për punën e kryer në këtë periudhë dhe i urojmë fat në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.  /Telegrafi/