Trajneri italian, Gianni De Biasi nuk është më trajner i skuadrës spanjolle, Deportivo Alaves.
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi mori drejtimin e skuadrës së Alavesit para rreth dy muajve për ta ngritur nga pozita e fundit në tabelë.
Megjithatë, edhe rezultatet e trajnerit italian lënë shumë për të dëshiruar, pasi nuk arriti ti jap shumë skuadrës spanjolle.
De Biasi e mori drejtimin e Alavesit pas pesë gjirove të para, ku skuadra kishte zero pikë dhe zero gola në vendin e fundit, ndërsa pas shtatë ndeshjeve sa ishte në bankinë italiani, klubi spanjoll koleksionoi dy fitore dhe pesë humbje dhe klubi prapë mbeti në atë pozitë.
Shkarkimin e De Biasit nga stoli i trajnerit, Alavesi e njoftoi në rrjetet sociale dhe sajtin e klubit, ku e falënderoi për punën dhe i uroi suksese.
“Klubi bardhekaltër ka vendosur në ndërpresë kontratën me Gianni De Biasin, pas rezultateve të dobëta të javëve të fundit”.
“Për momentin, skuadrën do ta drejtojë Javier Cabello”.
“E falënderojmë De Biasin për punën e kryer në këtë periudhë dhe i urojmë fat në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll. /Telegrafi/
COMUNICADO | Gianni de Biasi deja de ser entrenador del Deportivo Alavés: https://t.co/Wx8j0kShUQ pic.twitter.com/Ii5oTJtVhO
— Deportivo Alavés (@Alaves) November 27, 2017