Mbrojtësi austriak David Alaba ka vendosur që të jetë pjesë e Bayern Munichut deri në vitin 2021.
Përmes faqes zyrtare bavarezët kanë konfirmuar se Alaba ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet të tjera.
“Bayern Munich i ka vazhduar kontratën Alabas edhe për tri vjet të tjera, deri më 2021”, thuhet në konfirmimin e Bayernit.
Austriaku është njëri ndër lojtarët më të mirë të Bayern dhe Kombëtares austriake.
Me këtë vazhdim të kontratës bien poshtë fjalët se lojtari mund ta ndjek Guardiolan te Manchester City. /Telegrafi/