Milani ka shitur zyrtarisht Luiz Adriano te Spartak Moska, ndërsa shifra nuk është bërë publike, por thuhet se për një shifër minimale.
Sulmuesi brazilian ka arritur në Moskë këtë mbrëmje dhe faqja zyrtare e Spartakut ka bërë publike një fotografi ku shihet Adriano duke nënshkruar kontratën e tij.
“Jam i lumtur që u bashkove me Spartakun. Unë do të përpiqem që të nderoj fanellën e kuqe dhe të bardhë. Unë shpresoj që të shënoj shumë gola dhe të fitojë titullin”, ka thënë Adriano pas transferimit, përcjell Telegrafi.
Edhe Milani ka lëshuar një deklaratë që e konfirmon shitjen e Luiz Adrianos në mënyrë të përhershme, por nuk specifikon detajet financiare.
Megjithatë, raportohet se Spartak ka paguar një tarifë minimale, në rangun e një milionë eurove, ndërsa Rossonerët janë të etur për të ruajtur në shpërblimin e vet, pasi ai kishte kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/