Kur kanë kaluar rreth 10 ditë nga koha kur legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë, ndërsa klubi i Napolit ka vendosur të përjetësojë emrin dhe kujtimin e tij, në stadiumin e qytetit.
Një propozim i bërë që mbrëmjen e 25 nëntorit nga presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe kryetari i bashkisë, Luigi de Magistrit, u pranua zyrtarisht vetëm sot nga këshilli komunal, që votoi unanimisht për t’i dhënë emrin stadiumit “Diego Armando Maradona”.
Kështu që prej ditës së sotme, stadiumi i Napolit nuk do të quhet më “San Paolo”, por “Diego Armando Maradona” në nderim të kujtimit të legjendës argjentinase, që shkroi historinë me klubin napolitan.
Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin me emrin “Diego Armando Maradona” është ajo e 10 dhjetorit.
Napoli do pres Real Sociedadin në sfidën e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ku vendasit do të kërkojnë kualifikimin.
Diego Armando Maradona veshi fanellën e Napolit në periudhën 1984-1991 dhe arriti të fitojë di tituj kampionë, një Kupë UEFA, një Superkupë Evropiane dhe një Superkupë italiane, ndërsa me largimin e tij, klubi nuk ka arritur të shkojë më te titulli. /Telegrafi/