Telegrafi

Zyrtare: Luis Enrique largohet nga posti i trajnerit te Spanja

Luis Enrique e ka lënë postin e trajnerit te Kombëtarja e Spanjës, për arsye personale. 

Federata spanjoll e futbollit kishte thirrur një konferencë për media të mërkurën ku u bë i ditur edhe largimi i trajnerit.

Vendimi ka ardhur pasi trajneri nuk ka qenë i pranishëm në tri ndeshjet e fundit të Spanjës, për arsye familjare.

Asistenti i tij Robert Moreno, që ka qenë në krye të ekipit në ndeshjet me Suedinë, Ishujt Faroe dhe Maltën, do të jetë trajner përkohësisht.

Enrique e ka drejtuar La Roja në 10 ndeshje, ku mori tetë fitore dhe dy humbje.

Spanja aktualisht është lider në grup me 100 për qind fitore. Ata janë në grup me Rumaninë, Suedinë, Norvegjinë, Maltën dhe Ishujt Faroe. /Telegrafi/