Sipas hulumtimit, njerëzit që punojnë në mjedise të përbashkëta janë më të prirur për t’u sëmurur, janë më pak të motivuar për punë.
Punonjësit mendojnë se u mungon privatësia, ata mund të jenë më pak produktivë, pasi i pengon zhurma që krijohet nga bisedat e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, nën titullin “Mjedisi dhe shëndeti” ka zbuluar se njerëzit që punojnë në zyra të hapura kanë 62 për qind më shumë mundësi të kenë mungesa për shkak të sëmundjeve në krahasim me ata që kanë zyrat e veçanta, të mbyllura.
Të njëjtin rezultat kanë dhënë edhe hulumtimet e mëparshme të Universitetit Politeknik të Hong Kongut.
Bëhet fjalë edhe për një tjetër përfundim se të punësuarit mbi moshën 45-vjeçare ishin më të prekurit për sa i përket produktivitetit në punë nga zhurmat e bisedave.
Rreth aspekteve që ndikojnë në produktivitetin e punës së tyre janë pyetur 299 punëtorë, që shumica kishte thënë se irritoheshin nga bisedat e punëtorëve të tjerë dhe të zileve të telefonave. /Telegrafi/