Telegrafi

Zyba thotë se Ballkanin e pret një punë e vështirë në Bullgari

Foto: Arkiv

Qëndrim Zyba është shprehur tejet i lumtur me fitoren e arritur ndaj Ludogoretsit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Golashënuesi i dytë për Ballkanin ka thënë se ata e kanë kryer gjysmën e punës, por që ende kanë shumë për të bërë.

“Po bëj detyrat që më takojnë në ndeshje. Edhe profesori më ka dhënë besimin, ndërsa unë po jap gjithçka nga vetja”, ka thënë fillimisht Zyba.

Lexo po ashtu Ilir Daja nuk i kursen lëvdatat për lojtarët e Ballkanit pas dominimit që bënë ndaj Ludogoretsit

“Ne jemi shumë mirë të përgatitur fizikisht, por edhe kundërshtari është mirë fizikisht dhe ka cilësi të mëdha”.

“Kemi stërvitur gjatë gjithë kohës dhe jemi përshtatur shumë mirë, prandaj nuk e kishim problem të koordinohemi”.

“Ne kemi bërë 50 për qind të punës, pasi na pret një punë shumë e vështirë në Bullgari”, ka shtuar më tej anëtari i Ballkanit. /Telegrafi/