Telegrafi

Zyba: Kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë t’i arrijmë objektivat

Njëri prej më të mirëve në fushë, Qëndrim Zyba ka thënë se Ballkani ka bërë ndeshje të madhe në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit.

Ballkani të enjten mbrëma fitoi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, ku Zyba dominoi në mesfushë.

“Me të vërtetë mund ta nis që nga trajneri se tash e disa ditë, prej se kemi mbaruar ndeshjen e fundjavës, na tha se që po deshëm të arrijmë diçka, duhet të rrezikojmë. Duke nisur nga trajneri dhe bashkëlojtarët, kemi besuar se do të bëjmë ndeshje të madhe”.

“Dinamo është skuadër shumë e fortë dhe është e vështirë pasi të vë në vështirësi”.

“Kishim vështirësi ta nxirrnim topin në disa momente për shkak të presionit të tyre, por ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë t’i arrijmë objektivat që i kemi”, ka thënë Zyba. /Telegrafi/