Lëkura e fytyrës me kalimin e viteve fillon të lëshohet, kështu ndodh për shkak se muskujt humbin vëllimin, mirëpo, pos kësaj, zvogëlohet edhe prodhimi i kolagjenit dhe elastinës
E gjithë kjo çon në formimin e rrudhave dhe pas moshës 40 vjeç, ky proces përshpejtohet.
Mënyra shumë efikase që të përmirësoni vëllimin e muskujve dhe fytyrës t’ia ktheni dukjen rinore është masazhi, transmeton Telegrafi.
Nëse do t’i ndiqni këto udhëzime të thjeshta, duart tuaja bëhen mjet i fuqishëm për rinim.
Me lëvizje të duhura, stimulohen muskujt e fytyrës, mirëpo nëse ata janë të tendosur, fytyra thjesht do të duket më e bukur, më e shëndetshme dhe më e rinuar…
Përveç kësaj, do t’i eliminoni ënjtjet, gropat e syve dhe fryrjen.
Lejojani vetes një tretman sikur të ishit në sallon.
Në videon në vazhdim shikoni si duket i gjithë procesi i masazhit të fytyrës:
/Telegrafi/