Telegrafi

Zvicra zbulon listën, mungon një shqiptar

Në konferencën për shtyp të pak minutave më parë trajneri Vladimir Petkovic ka bërë zyrtare lojtarët që do udhëtojnë në KE 2016 dhe që do luajnë kundër Shqipërisë.

Mes mungesave spikat ish kapiteni Gokhan Inler (Leicester), Timm Klose (Norëich), Valentin Stocker, Fabian Lustenberger (të dy nga Hertha Berlin) dhe shqiptari nga Struga, Pajtim Kasami (Olympiakos).

Është e çuditshme mungesa e Kasamit pasi ai ka qenë titullar në klubin e tij dhe kishte luajtur dhjetë ndeshje me Zvicrën duke shënuar edhe dy gola.

Listën e plotë mund ta shikoni në foton e lajmit ku janë gjashtë shqiptarë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj, Admir Mehmedi dhe Valon Behrami. Gjithsej janë 28 lojtarë dhe lista do të ngushtohet në 23.