Zvicra ka mposhtur me rezultat 2-1 Moldavinë, por ka treguar se ende nuk është në formë për Euro 2016.
Zvicra në takim hyri me formacionin më të fortë, aty ku dominojnë edhe lojtarët shqiptarë.
Pas 12 minutash lojë ishte Schar ai që asistoi te Xhemaili, i cili shënoi në mënyrë spektakolare për 1-0.
Në pjesën e dytë Ginsari barazoi për Moldavinë (69′) duke dëshmuar problemet që ka Zvicra.
Në minutën e 75-të në skenë u shfaq Admir Mehmedi, i cili si i inkuadruar në lojë pranoi një asistim nga po ashtu i inkuadruari super mesfushori Shani Tarashaj për të shënuar për 2-1.
Kjo fitore është ogur i mirë për Zvicrën e cila u falet shqiptarëve të cilët po e shpëtojnë.
Por, a do ta shpëtojnë Zvicrën shqiptarët në ndeshjen e parë të evorpianit ndaj Shqipërisë më 11 qershor? Mbetet të shihet!