Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Zvicrës dhe Turqisë në rrethin e tretë të Grupit A në kuadër të Euro 2020.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Helvetikët kaluan në epërsi me anë të Haris Seferovic, që u asistua nga Steven Zuber.
Zviceranët morën zemër dhe filluan të luajnë me një komoditet më të madh përpara.
Kjo gjë dha rezultat, pasi shënuan edhe golin e dytë përmes Xherdan Shaqirit (26’) që lëshoi një goditje të fuqishme, pas një shërbimi mjaft të mirë nga Zuber.
Pak minuta më pas, lojtari shqiptar lëshoi një rast të artë për të shënuar edhe golin e tretë dhe të dytin personal, por që goditja e tij u ndal nga Ugurcan Cakir i Turqisë.
Edhe turqit kishin shanset e mira, duke rrezikuar me anë të Mert Muldur, mirëpo Yann Sommer bëri pritej brilante. /Telegrafi/
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1406650099510489093?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1406650099510489093%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcfare-goli-bukur-nga-xherdan-shaqiri-ndaj-turqise-goditje-e-pakapshme-e-portierit%2F