Telegrafi

Zvicra publikon listën me 29 maj

Helvetikët ndodhen në Grupin A të Kampionatit Evropian së bashku me Francën, Shqipërinë dhe Rumaninë.

Takimin e parë do ta kenë ndaj Shqipërisë më 11 qershor.

Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë të ditur se më 29 maj do të publikojë listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Francë, shkruan albinfo.ch.

Zvicra në radhët e saj ka pasur gjashtë futbollistë shqiptarë si Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Pajtim Kasamin dhe Admir Mehmedi, derisa së fundi është ftuar edhe Shani Tarashaj i Evertonit.

Helvetikët ndodhen në Grupin A të Kampionatit Evropian së bashku me Francën, Shqipërinë dhe Rumaninë. Takimin e parë do ta kenë ndaj Shqipërisë më 11 qershor.