Telegrafi

Zvicra – Polonia, vendosin penaltitë (Video)

Është mbyllur loja e rregullt në sfidën e parë çerekfinale mes Zvicrës dhe Polonisë në barazim 1-1.

Polakët kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të bukur të Jakub Blaszczykowski në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht Zvicrës që kërkoi golin e barazimit.

U desh të pritet minuta e 82-të, ku në skenë doli Xherdan Shaqiri i cili me një goditje të jashtëzakonshme në stilin gërshërë shënoi në portën e Fabianskit.

Fituesi i këtij takimi do të vendohet pas penaltive. /Telegrafi/