Site icon Telegrafi

Zvicra pëson humbje në ndeshjen që kishte thirrje të shumta anti-Kosovë 

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët  serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës. 

Granit Xhaka luajti nga minuta e parë dhe ishte shumë stabil, por jo edhe lojtarët e tjerë të Zvicrës, duke pësuar kështu humbjen e tretë rresht në Ligën e Kombeve . 

Nico Elvedi shënoi autogol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas një goditje dënimi të vendasve (1-0).  

Ndërkohë mbrojtja e Zvicrës reagoi shumë plogësht në minutën e 61-të, kur Aleksandar Mitrovic shënoi për 2-0. 

Zvicranët kishi mundësi të ktheheshin në lojë, por Breel Embolo humbi penallti.  

Sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri luajti prej minutës së 70-të për Zvicrën dhe kishte një rast shumë të mirë me kokë, por që nuk përfundoi në rrjetë. 

Gjatë ndeshjes së sotme kishte shumë fishkëllima ndaj Xhakës. Ato nisën pa filluar ndeshja, ndërsa me kalimin e kohës ishin më të vogla.  

Po ashtu në fillimin e takimit kishte edhe thirrjet të shumta anti-Kosova, gjë që u dëgjuar herë pas here në pjesën e dytë. 

Zvicra është e fundit në Grupin A4, pa pikë. /Telegrafi/  

Exit mobile version