Telegrafi

Zvicra merr vizën për Botëror, Italia në ‘play-off’

(Foto: Twitter/European Wualifiers)

Zvicra ka realizuar fitore shumë të rëndësishme dhe vendimtare përballë Bullgarisë (4-0) për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Helvetikët hynë në këtë takim derisa ishin me pikë të barabarta me Italinë (nga 15), por me golaverazh më të dobët.

Mirëpo, me triumfin e tyre dhe barazimin pa gola të Azzurrëve kundër Irlandës së Veriut, Zvicra siguroi vendin e parë në Grupin C me 18 pikë, dy më shumë se Italia.

(Foto: Twitter/European Qualifiers)

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në gjysmën e dytë vendasit i shënuan katër gola në Swissporarena.

Noah Okafor e hapi serinë e golave në fillim të pjesës së parë (48’), ndërsa Ruben Varhas e dyfishoi avantazhin (57’).

(Foto: Twitter/Diario Diez)

Një gol nga Cedric Itten (72’) dhe një tjetër nga Remo Freuler (90’+1) vulosën fitoren e Zvicrës dhe kualifikimin në ‘Katar 2022’.

(Foto: Twitter/European Qualifiers)

Në anën tjetër, Italia pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror do ta kërkojë përmes ‘play-offit’. /Telegrafi/