Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore edhe katërt në po kaq ndeshje në Grupin B, pasi ka mposhtur Ishujt Faroe.
Zvicra e futbollistëve shqiptarë ka shënuar edhe fitoren e radhës në kualifikimet e botërorit, pasi ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 2-0.
Kombëtares së drejtuar nga Vladimir Petkovic i kanë mjaftuar dy gola, nga një në secilën pjesë për të shënuar fitoren e katër në po kaq ndeshje në Grupin B.
Goli i parë i takimit erdhi nga sulmuesi i Galatasarayt, Eren Derdiyok, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 27-të pas një super asistimi të kosovarit, Valon Behrami dhe me këtë gol përfundoi pjesa e dytë.
Zvicra ishte më dominuese edhe në pjesën e dytë të takimit, por përkundër shumë rasteve shënoi vetëm një herë dhe siguroi fitoren në fund.
Ishte mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 83-të pas asistimit të Ricardo Rodriguez. /Telegrafi/
https://twitter.com/wittyfutty1/status/797854233252995073
https://twitter.com/wittyfutty1/status/797872577008046080