Zvicra është nikoqire e Republikës Çeke në Kybunpark për ndeshjen e raundit të fundit në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Helvetikët mbajnë vendin e tretë në grup me gjashtë pikë të arkëtuara nga dy fitore dhe tri humbje, ndërsa çekët ndodhen në fund me vetëm katër pikë, nga një fitore, një barazim dhe një humbje.
Trajnerët Murat Yakin dhe Jaroslav Silhavy duan ta mbyllin me rezultat pozitiv fazën grupore në këtë garë.
Formacioni startues i Zvicrës: Sommer; Widmer, Elvedi, Schar, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Sow; Shaqiri, Embolo, Vargas.
Formacioni startues i Spanjës: Vaclik; Coufal, Kudela, Zima, Jemelka; Soucek, Kalmach; Cerny, Barak, Vikanova; Schick.
/Telegrafi/