Kombëtarja zvicerane dhe Ishujt Faroe kanë publikuar tashmë formacionet titullare.
Zvicra e futbollistëve shqiptarë do të luaj sot(diele) ndeshjen e katërt të Grupit B ndaj Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve për botëror.
Deri më tani, Zvicra është lider i këtij grupi me tre fitore, teksa kërkon edhe të katërtin nga po kaq ndeshje.
Në formacionin bazë të Zvicrës janë duke luajtur katër futbollistë shqiptarë, teksa vërehet vetëm mungesa e Xherdan Shaqirit. /Telegrafi/