Site icon Telegrafi

Zvicra humbi penalltinë, Franca gjunjëzon Helvetikët brenda dy minutash duke përmbysur rezultatin

Zvicra ka dështuar të shënoi golin e dytë në 1/8 e finales në kuadër të Euro 2020, derisa Franca u shënoi dy herë, duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Goli i parë për Helvetikët u shënuan në minutën e 20-të nga Haris Seferovic, me një asistim të Stefan Zuber.

Në pjesën e dytë, Zvicra kishte shansin që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo dështoi.

Zviceranët e fituan një penallti, e përgjegjësinë e mori Ricardo Rodriguez.

https://twitter.com/gmarqeshi/status/1409607516103774215

Përballë Hugo Lloris, mbrojtësi i Zvicrës dështoi të shënonte nga pika e bardhë, pasi portieri arriti ta ndalte atë.

E këtë gabim të Zvicrës e shfrytëzuan Les Blues, të cilët i barazuan shifrat në 1-1 me anët të Karim Benzeman në minutën e 57-të.

https://twitter.com/me_as_a_royal2/status/1409607605857619969

Gjelat nuk u ndalën me kaq, pasi shënuan për 2-1, duke përmbysur kështu rezultatin me Benzeman që ishte përsëri shënues, e Antoine Griezmann në rolin e asistuesit. /Telegrafi/

https://twitter.com/RowZMedia/status/1409607341230768133

 

Exit mobile version