Telegrafi

Zvicra fiton ndaj Letonisë dhe vazhdon primatin në Grupin B (Video)

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi ndaj Letonisë me rezultat 1-0.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, edhe pse rezultati ishte i ngushtë kjo ishte një fitore e merituar, pasi mysafirët nuk arritën të gjuajnë asnjëherë në portë.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Josip Drmic në minutën e 66-të pas asistimit nga anësori shqiptar Admir Mehmedi.

Pas kësaj fitore Zvicra vazhdon në vendin e parë me 15 pikë, gjashtë më shumë se Portugalia në vendin e dytë, e cila ka një ndeshje më pak.

Letonia renditet në vendin e pestë me tre pikë. /Telegrafi/