Telegrafi

Zvicra e shqiptarëve do çerekfinalen, sot dueli ndaj Polonisë

Pas dy ditëve pushim, rikthehen emocionet e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Garat e këtij Evropiani, tashmë kanë hyrë në fazën më interesante. Rundi i nokautit do të nis sot më përballjen Zvicër-Poloni, takim ky që luhet në Stade Geoffroy Guichard, raporton KosovaPress.

Zvicra e shqiptarëve pritet të ketë punë të vështirë në duel me Poloninë e Robert Lewandowskit.

Helevetët dhe polakët në fazën e grupeve kanë treguar formë të mirë, andaj ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë mjaft interesantë.

Ndërkohë, në orën 18:00 luhet sfida e dytë e 1/8 e finaleve të EURO 2016, ndërmjet Uellsit dhe Polonisë, kurse, në orën 21:00 ndeshen Kroaci-Portugali.