Telegrafi

Zvicra e pandalshme, tre ndeshje – tre fitore (Video)

ANDORRA LA VELLA, ANDORRA - OCTOBER 10: Fabian Schar (L) of Switzerland celebrates with his team mates after scoring his team's first goal from the penalty spot during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Andorra and Switzerland at Estadi Nacional on October 10, 2016 in Andorra la Vella, Andorra. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar edhe një fitore në kuadër të Grupit B.

Zvicra ka fituar në udhëtim te Andorra me rezultat 2-1 në një ndeshje që e dominuan në të dy pjesët.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 19-të të takimit nga mbrojtësi Fabian Schar.

Goli i mbrojtësit të Hoffenhaim erdhi nga penalltia, pasi më parë në zonë u pengua Admir Mehmedi.

Ekzekutimi i penalltisë nga Fabian Schar

 

Pas këtij goli, Zvicra pati edhe shumë raste të tjera, por pa arritur t’i konkretizoj dhe kështu, me rezultat 1-0 përfundoj pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë e ndeshje u diktua nga djelmoshat e Vladimir Petkovic, të cilët krijuan shumë raste për gol dhe treguar forcën e tyre.

Megjithatë, goli i qetësisë erdhi vetëm në minutën e 77-të të takimit.

Reagimi i Mehmedit pas golit të shënuar

Ishte bashkëveprimi i dy futbollistëve shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedit, ku ky i pari asistoi dhe i dyti shënoi një gol të bukur më kokë për 2-0.

Deri në fund të takimit, vendasit arritën të shënojnë golin e nderit, ku Alexandre Martinez, shënoi në minutën 90+ për 2-1. /Telegrafi/