Shani Tarashaj ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme ashtu si futbollistët tjerë shqiptarë si Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi apo Blerim Xhemaili.
Por talenti i jashtëzakonshëm nga Kosova i ka dhënë një lajm të keq Përfaqësueses zvicerane.
Siç ka marrë vesh Telegrafi nga burimet pranë lojtarit, ai do t’i nënshtrohet një operimi pasi ka probleme shëndetësore.
21-vjeçari ka probleme me bajame dhe do t’i operojë atë gjatë ditës së mërkure.
Sulmuesi i talentuar ka ndierë dhimbje të mëdha gjatë javës së kaluar dhe për këtë arsyeje nuk luajti as për klubin e tij Eintracht Frankfurt.
Gjithsesi pas operimit, Tarashaj do të mbetet jashtë fushave për rreth 15 ditë.
Prizrenasi ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga, ku përveç që ka zhvilluar ndeshje të mira në elitën e futbollit gjerman ka arritur ta shënoi edhe një gol të bukur.
Helvetikët përpos që do të jenë pa Tarashajn, nuk do të mund të llogarisin as në shërbimet e Xherdan Shaqirit që është i lënduar.
Dy ndeshjet e radhës Zvicra do t’i luajë ndaj Ishujve Faroe dhe Irlandës. /Telegrafi/