Në Swissporarena, Zvicra është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen që përcakton fituesin e Grupit C, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Helvetikët kanë pikë të barabarta me Italinë (nga 15), por qëndrojnë në vend të dytë për shkak të goldallimit më të dobët.
Zvicra duhet ta fitojë sfidën dhe ta presë gabimin e Italisë në përballjen ndaj Irlandës së Veriut. Përndryshe, nëse mbetet prapa, atëherë kualifikimin do ta kërkojë përmes ‘play-offit’.
Përzgjedhësit Murat Yakin dhe Yasen Petrov i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues për këtë takim vendimtar.
Formacioni startues i Zvicrës: Sommer; Widmer, Frei, Schar, Mbabu; Zakaria, Freuler; Okafor, Shaqiri, Vargas; Gavranovic.
Formacioni startues i Bullgarisë: Karadzhov; Tsvetanov, Dimitrov, Hristov, Turitsov; Kirilov, Chochev, Kostadinov, Nedelev; Despodov, Iliev.
/Telegrafi/