Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Spanjës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tretë të Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Helvetikët janë nikoqir të La Rojas në takimin e vlefshëm për Grupin 2, takim që pritet të zhvillohet ‘Stade de Geneve’ me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Murat Yakin vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para dhe synon pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Në anën tjetër, ekipi i Luis Enriques ka barazuar në dy takimet e para dhe synon tri pikët e para për të mbetur në garë për pozitën e parë të grupit.
🇪🇸 Spain's youngest-ever goalscorer…
Gavi 👏👏👏#NationsLeague | @SeFutbol pic.twitter.com/QlHRtGLf1L
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 9, 2022
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme.
Të vendasit nga minuta e parë luajnë edhe dy yjet shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Zvicra: Sommer; Widmer, Cömert, Akanji, Rodríguez; Aebischer, Xhaka; Shaqiri, Freuler, Zuber; Embolo
Spanja: Simon; Azpilicueta, Pau Torres, D.Llorente, Alba; M.Llorente, Busquets, Gavi; Sarabia, Morata, Torres;
/Telegrafi/