Zvicra dhe Danimarka kanë barazuar në një ndeshje ‘triller’, pasi hevletët ishin në epërsi 3-0, por ndeshja u mbyll 3-3.
Ndeshja ishte shumë e mirë për zviceranët që shënuan tri herë, por në fund e rrezikuan edhe barazimin.
Golin e parë e shënoi Remo Freuler pas asistimit të Albain Ajetit. Ishte një aksion i stërzgjatur dhe u krijua edhe një tollovi para porte.
Edhe pse kishte raste të tjera, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Por goli i dytë i shënuar ishte më i bukur.
Granit Xhaka me një goditje me të djathtë nga 20 metra shënoi për 2-0. Portieri nuk arriti të reagojë në këtë gjuajtje të fortë.
Zvicra e dërgoi rezultatin në 3-0 me golin e Embolo, që u ndihmua edhe nga mbrojtja.
Breel Embolo celebrates his goal for Switzerland ⚽️#EURO2020 pic.twitter.com/uQPuiXHxnu
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 26, 2019
Por Danimarka nuk u dorëzua, pasi edhe Zvicra e largoi nga loja lojtarin kryesor, Granit Xhakën.
Mathias Jorgensen shënoi për 3-1 në minutën e 84-të, duke u dhënë shkëndija shprese danezëve.
Besimin se mund ta fitojnë një pikë ua dha Christian Gytkjaer që shënoi në minuan e 89-të për 3-2.
Kur të gjithë pritën që ndeshja të mbyllej në skenë doli Henrik Dalsgaard që me një goditje me kokë shënoi për 3-3.
Zvicra ka tani katër pikë, ndërsa Danimarka një. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K90eVs2T8r8