Telegrafi

Zvicër shumë italiane – disa nga yjet kryesorë të helvetikëve kanë luajtur, ose luajnë në Serie A

Ka shumë lojtarë aktualë, por edhe të mëparshëm të Serie A që janë aktualisht pjesë e Zvicrës, e cila që do të përballen me Italinë në fazën e parë të eliminimit direkt të EURO 2024.

Ndeshja zhvillohet në Olympiastadion në Berlin të shtunën në orën 18:00, ku italianët kërkojnë edhe hakmarrje, pasi Zvicra i la jashtë Kupës së Botës 2022, kur Jorginho humbi penallti në secilën prej atyre ndeshjeve, duke i shtyrë Azzurrët në vendin e dytë dhe pastaj në play-off, ku nuk kaluan.

Që atëherë, shumë nga yjet zviceranë kanë bërë emër në Serinë A, duke përfshirë dyshen aktuale të Bolognas, Michel Aebischer dhe Dan Ndoye, të cilët kanë shënuar edhe gola tashmë në EURO 2024.

Portieri veteran Yann Sommer iu bashkua Interit një vit më parë, ndërsa Ricardo Rodriguez luan për Torinon, Remo Freuler në Bologna dhe Noah Okafor në Milan.

Të tjerë që kanë histori me Serinë A, janë ish-sulmuesi i Interit, Xherdan Shaqiri, i cili veshi fanellën e Nerazzurrëve për një kohë të shkurtër në vitin 2015 para shitjes te Stoke City.

Denis Zakaria ishte një tjetër emër që shkeli në ujërat italiane, duke luajtur gjashtë muaj në Juventus në 2022.

Në anën tjetër, mbrojtësi i krahut, Silvan Widmer kaloi pesë vjet me Udinese nga 2013 deri në 2018, por ai është i suspenduar dhe nuk do të luajë nesër. /Telegrafi/