Telegrafi

Zuckerbergut i thyhen llogaritë e  Twitter, LinkedIn dhe Pinterest

Ai mund të posedojë faqen më të madhe të rrjeteve sociale në botë, por as Mark Zuckerberg nuk është imun ndaj hakerëve, pasiqë dyshohet se llogaria e tij në faqet tjera është thyer nga hakerët.

Llogaritë e themeluesit të Facebook-ut në faqet tjera të rrjeteve sociale duke përfshirë Instagram, Twitter, LinkedIn dhe Pinterest duket se kanë qenë të kompromentuara shkurtimisht të dielën.

Një grup i hakerëve i quajtur Ourmine, i cili ka më shumë se 40,000 ndjekës në Twitter, mori përgjegjësinë për sulmin online ndaj Zuckerberg.

Grupi mburrej rreth hakimeve të dyshuara të llogarive të themeluesit të Facebook përmes një cicërime që ata e kanë postuar, dhe e ftuan Mark Zuckerberg për t’i kontaktuar ata.

Disa raporte që u publikuan më pas sugjerojnë se hakimi i vitit 2012 që ishte bërë ndaj LinkedIn mund të ketë qenë përgjegjës për këtë rast, raporton BBC.

Muajin e kaluar u raportua se 117 milionë kombinime të fjalëkalimeve dhe llogarive të LinkedIn janë vjedhur katër vjet më parë janë duke u shitur në ueb të errët për 5 bitcoins – me vlerë rreth 2,300 dollarë.