Telegrafi

Zuckerberg vet vendosi për të blerë Instagramin

Gjatë bisedave tinëzare treditore, sipas pohimeve Zuckerberg përgjysmoi kërkesën fillestare prej 2 miliard dollarësh sa kërkonte CEO i Instagram, Kevin Systrom. Zuckerberg lajmëroi bordin udhëheqës të Facebookut për synimet për blerjen e Instagram vetëm pasi që kishte përfunduar marrëveshjen me CEO-në e Instagram. Por edhe atëherë Zuckerberg, i cili mban 57% të të drejtës së votës në kompani , vetëm i lajmëroi për synimin për blerjen e Instagram, pa u konsultuar me ata.

Zuckerberg bisedimet me Systramin i kishte filluar me 5 prill, kur e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ndërsa bordi udhëheqës i kompanisë për synimin e blerjes së Instagram është lajmëruar me 8 prill, vetëm një ditë para se përfundoi tërë kjo punë. /Telegrafi/