Telegrafi

Zuckerberg shpallet personi mediatik më i pushtetshëm në Britani

Lajmi është njoftuar pas publikimit të listës së përvitshme të renditjes, për personat më të rëndësishëm të medias të publikuar nga prestigjozja “The Guardian”. Zuckerberg në vendin e parë, pasohet nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, ndërsa në vendin e tretë ndodhet shefi ekzekutiv i Google, Larry Page. Rankimi vijon me drejtorin e përgjithshëm të BBC, Mark Thompson, themeluesin e Apple, Steve Jobs, në vendin e pestë, ndërsa, Rupert Murdoch në të gjashtin.

Por ndërkohë bashkëthemeluesi tjetër i rrjetit social Twitter, Stephen Fry, nuk ndodhet fare në listën e 100 personave më me influencë në botën mediatike në Angli. Rënie ka pësuar edhe shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, i cili është renditur në vendin e 29-të, ndërsa themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është afruar në vendin e 58-të. Për të parë renditjen, klikoni te ky link: www.guardian.co.uk/media/series/media-100-2011-1-10 /Telegrafi/