Telegrafi

Zuckerberg: Pothuajse nuk reklamohemi

Si themelues i Facebook, Mark Zuckerberg ka krijuar shërbimin më të popullarizuar në internet. Si president dhe drejtor i rrjetit Facebook, mënyra e tij e udhëheqjes kreative edhe do të mbajë Facebookun në maje edhe gjatë viteve të ardhshme.

Kur merret parasysh rritja e pabesueshme e popullaritetit të Facebookut, shumë njerëz ishin pyetur nëse kjo kompani mund të përfitojë më shumë.

Në një intervistë për Wired.com, Mark ka pranuar se disa gjëra të thjeshta kanë mundur të bëhen dhe të sjellin më shumë para.

“Pothuajse nuk reklamohemi”, ka thënë Zuckerberg.

“Por nuk jemi të tillë. Fitojmë shumë para’, ka shtuar ai. /Telegrafi/