A do të ketë Facebook komunikim me video në grup në të ardhmen? Dhe çfarë ai mendon për këtë funksion i cili tashmë ofrohet në Google + dhe i njëjti quhet Hangouts?
Lidhur me këto pyetje, Zuckerberg nuk ka dhënë ndonjë lëvdatë ose kritikë për Google +, ndërsa ka thënë se shtimi i rrjeteve sociale dhe ndikimit të tyre është në përputhje me pikëpamjen e tij dhe vizionin e Facebook.
"Unë më parë e shoh këtë si zyrtarizim të vizionit të Facebook, dhe se si pesë vitet e ardhshme do të zhvillohen në këtë drejtim," vuri në dukje ai gjatë bisedës së tij.
Zuckerberg nuk duket i shqetësuar nga kërcënimi potencial të cilin e paraqet Google +. "Detyra jonë është të qëndrojmë të fokusuar," tha ai. / Telegrafi /