Telegrafi

Zuckerberg: Facebook shkel më pak privacinë krahasuar me Google dhe Microsoft

Pasi që filluan akuzat se Facebook ka bërë shkelje serioze të privacisë së shfrytëzuesve, e në lidhje me këtë madje disa vende të Evropës dhe Korea Jugore kanë ftuar shfrytëzuesit e Facebookut në bojkotim, u deklarua krijuesi i rrjetit më të popullarizuar shoqërorë në botë.

Kështu Zuckerbergu tha se Facebook më pak kërcënon privacinë e shfrytëzuesve të tij se sa Google ose Microsoft. “Nëse shikoni kompanitë tjera të mëdha siç janë Google ose Microsoft, do të shihni se edhe ata kanë sasi të mëdha të informatave rreth neve. Por ata vetëm bëjnë grumbullimin për të ju ruajtur shpinën, askush nuk i keqpërdor ato” – tha ai dhe shtoi:”njerëzit nuk kanë informata rreth asaj se sa kompanitë Google dhe Yahoo dinë rreth juve. Në Facebook është çdo gjë krejtësisht e qartë” – konstatoi ai.

Shikoni në video intervistën e plotë që ka dhënë Zuckerberg. /Telegrafi/