Telegrafi

Zuckerberg: Facebook edhe për fëmijët nën 13-vjeç

I veshur si zakonisht me bluzën që mban mbishkrmin “Facebook” dhe me xhinse, Zuckerberg, theksoi se prioritet i rrjetit social në të ardhmen do të jetë fokusi te edukimi, ku nën vëmendje do të jenë edhe fëmijët nën 13-vjeç. Sipas tij në këtë faqe që do të ndërtohet posaçerisht për fëmijët, do të ketë anekdoda, përralla, lojra e aktivitete. “Duke parë njëri-tjetrin që lexojnë e mësojnë, fëmijet motivohen më shumë për veten e tyre”, – shprehet Zuckerberg.

Por për të aritur këtë, themeluesi i Facebook do të duhet të përballet me ligjin, që nuk i lejon fëmijët nën 13-vjeç të përdorin këtë faqe. /Telegrafi/