Telegrafi

Zuckerberg e zvogëlon rrogën e tij në vetëm 1 dollarë

Edhe pse rroga e Zuckerberg nuk ka shumë rëndësi për të, ai ka vendosur që të ndjek hapat e liderëve të njohur të teknologjisë, si Steve Jobs dhe dyshes së Google, Sergey Brin dhe Larry Page, të cilët më herët kishin vendosur që ta zvogëlonin rrogën e tyre në 1 dollarë.

Mirëpo, ngjashëm sikurse njerëzit prej të cilëve Zuckerberg mbase është inspiruar, edhe ky i fundit posedon pjesën më të madhe të kompanisë, ose 61.6 për qind të fuqisë votuese në rrjetin social Facebook, e cila ia mundëson atij që të marrë vendime të rëndësishme sikurse dy blerjet e fundit të cilat kapin vlera prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Njëzet e nëntë vjeçari amerikan për pak vite në krye të Facebook ka arritur që të krijojë një pasuri prej 27 miliardë dollarëve. / Telegrafi /