Site icon Telegrafi

ZRRE: Pika e dytë e udhërrëfyesit për energjinë nuk po respektohet sipas afateve

Kryetari i Bordit të Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu, deklaroi sot se pika e dytë e udhërrëfyesit për energjinë në veri, të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është duke u respektuar sipas afateve të përcaktuara.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë për media të mbajtur pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirin e Bekë Berishën.

Lexo po ashtu Deputetët e AAK-së pas takimit me Bordin e ZRRE-së: Nuk na siguruan që s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë

“Besoj se ZRRE-ja e ka kryer punën e saj, pika e parë ka qenë dhënia e licencës për Elektroserverin, kurse pikat tjera i takojnë institucioneve të tjera, si KEDS-KOST e të tjerat bashkë me Elektroserverin”.

“Ne mund të japim një informatë që besoj e dini që pika e dytë ende s’është respektuar në bazë të afatit, edhe pikat tjera janë të përfshira në të. Pika e dytë s’është zbatuar. Nëse shikohet në bazë të marrëveshjes thuhet se pas 100 ditëshit e qartëson se cilat janë veprimet e ZRRE-së, në përmbushje të pikave të tjera”, përfundoi ai.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë Marrëveshjen për Energjinë, e cila obligon komunat me shumicë serbe të paguajnë energjinë elektrike.

Në pikën e dytë të kësaj marrëveshje thuhet se “Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroseveri do t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, nëpërmjet BE-së”. /Telegrafi/

Exit mobile version