Duke ju referuar gjendjes së krijuar kohëve të fundit, nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe me qëllim që të kemi një pasqyrë më reale nga terreni për ndërprerjet që po ndodhin, ZRRE-ja nga fundi i muajit tetor ka nisur një verifikim të përgjithshëm të procesit të mirëmbajtjeve të planifikuara të rrjetit të shpërndarjes nga KEDS-i.
Sipas, ZRRE-së reduktimet do të pezullohen pas oreks 16:00. “ZRRE ka kërkuar nga KEDS që nga sot, e deri nё përfundim të verifikimeve të mëtejshme, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për qëllim të mirëmbajtjes, të mos ketë pas orës 16:00. Gjithashtu ZRRE ka kërkuar qё ndërprerjet për qëllim të mirëmbajtjes gjatë ditës tё mirёplanifikohen, në mënyrë që të eliminohet çfarëdo efekti negativ tek konsumatorët”.
Stafi i ZRRE-së ka punuar me kapacitete të shtuara gjatë tërë kohës edhe në orët e vona të natës për të verifikuar ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e mirëmbajtjes dhe ka trajtuar çdo ankesë të pranuar,s hkruan Telegrafi.
“ZRRE mbetët e përkushtuar që problemet me ndërprerjet e energjisë me të cilat konsumatorët janë ballafaquar, me theks të posaçëm nga ora 16:00 deri në ora 20:00 në disa lokalitete të vendit, të mos përsëriten më. Gjithashtu, ZRRE do të vazhdoi të monitoroi të gjitha ndërprerjet që mund të ndodhin nga KEDS (qofshin ato të planifikuara apo të pa planifikuara), për të pasur një furnizim sa më të rregullt të konsumatorëve. Po ashtu ZRRE do të vazhdojë punën e saj për të siguruar se efektet negative në sistemin elektroenergjetik (në mënyrë të veçantë ndërprerjet e energjisë elektrike) do të minimizohen aq sa është e mundur”, ka njoftuar ZRRE. /Telegrafi/