Telegrafi

Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Vincent Kompany është tashmë trajner i ri i Bayern Munichut, duke e zëvendëdsuar Thomas Tuchelin e shkarkuar.

Trajneri belg ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me gjigantin bavarez, pas largimit nga Burnley.

Në prezantimin si trajner i Bayernit, Kompany ka thënë se mezi pret të fillojë derisa është një nder i madh për të.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kompany emërohet trajner i Bayern Munichut

“Mezi pres sfidën e FC Bayern. Është një nder i madh të jesh në gjendje të punosh për këtë klub – FC Bayern është një institucion në futbollin ndërkombëtar”, ka thënë fillimisht belgu.

“Si trajner, ju duhet të qëndroni për atë që jeni si personalitet: më pëlqen të kem topin, të jem krijues – dhe gjithashtu duhet të jemi agresivë në fushë dhe të guximshëm”.

“Tani po pres me padurim gjërat shumë themelore: të punoj me lojtarët, të formoj një ekip. Kur themeli të jetë në vend, suksesi do të vijë”, ka vazhduar Kompany. /Telegrafi/