Telegrafi

Zorc shpreson që Dortmundi ta mbajë Sanchon edhe për sezonin e ri  

Drejtuesi i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka thënë se klubi është i lumtur që ta mbajë sulmuesin anglez Jadon Sancho edhe për sezonin 2020/21.

Raportet e medieve kanë pretenduar se Manchester Unitedi ka kontaktuar me Dortmundin për një transferim të mundshëm veror, por dëshirojnë që klubi gjerman të ulë vlerësimin e tyre prej 120 milionë eurosh.

Megjithatë, Zorc iu përgjigjur spekulimeve, duke thënë se dëshira e klubit gjerman është ta mbajë edhe më tutje Sanchon në Bundesliga.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi i bindur në transferimin e Sanchos

“Jadon është një futbollist i shquar me statistika që nuk i kam parë kurrë në këtë moshë”, ka thënë fillimisht Zorc.

“Unë mendoj se do të qëndronte si njëri nga më të mëdhenjtë në industri nëse shikoni moshën e tij”.

Lexo po ashtu Sancho, Grealish dhe lojtarët në listën e dëshirave të Solskjaer – formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri

“Do të isha i lumtur nëse ai akoma do të luante me ne këtë sezon. Dhe kjo është gjendja aktuale”.

“Para së gjithash duhet t’u përmbahemi fakteve – dhe ato janë të tilla, saqë ne akoma kemi një kontratë me të deri në vitin 2022”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/