Telegrafi

Zoran Batrovic rrëfen një histori interesante me Fadil Vokrrin: Ishim dehur një ditë para ndeshjes, por të nesërmen shënuam të dy

Zoran Batrovic ishte njëri nga sulmuesit më të mirë në ish-Jugosllavi në vitet e ’80-ta.

Së pari në Buducnost, pastaj te Prishtina dhe Partizani i Beogradit, duke fituar një reputacion si golashënues i jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Anadollu, ai ka folur për futbollin në ish-Jugosllavi dhe detajet që dikur shkaktuan trazira mediatike.

Batrovic në mes, kur kaloi te Partizani

“Jam i sigurt se Faruk Hadzibegic ka përvojën e nevojshme për të fituar sa më shumë nga kjo gjeneratë e Malit të Zi. Nuk kam pritur më shumë në eliminatoret e fundit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të dorëzohemi për Botërorin në Katar”, tha Batrovic.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Batrovic bashkëpunoi me ekspertë të ndryshëm, por Fuad Muzurovic është ndër ta që i la më së shumti përshtypje.

“Unë e vlerësoja atë si njeri dhe si ekspert. Më kujtohet aventura me Fadil Vokrrin, një natë para ndeshjes me Olimpijan”.

Vokrri e Batrovic duke festuar një gol kur luanin te Prishtina

“Fuad u kthye vonë në Hotel Grand, dhe na gjeti ne duke fjetur në tryezë dhe të dehur”, tregon më tej Batrovic.

Të nesërmen, pasi Olimpija shënoi për 1-0, Batrovic e shikonte vetëm Muzurovicin:”Ndërgjegjja ime gëlonte, por unë isha gati të vdisja në fushë”.

“Unë më pas barazova dhe Vokrri shënoi golin e fitores. Nuk mund t’ua përshkruaj se sa i lumtur isha”, ka treguar ai.