Jelekë apo sytjena të vogla
Ndonjëherë gratë vënë sytjena më të vogla për t’u dukur më seksi, por kjo nuk është e rekomandueshme sepse shkakton mos komfort serioz dhe dëme serioze në gjoks.
Mos vënia e jelekëve gjatë vrapimit
Ndër mënyrat tjera për të shkaktuar probleme serioze në gjokse është edhe vrapimi pa i vënë jelekët.
Shtrëngimi i gjokseve
Gjokset janë shumë të ndjeshme sepse janë të buta dhe nuk duhet të shtrëngohen apo goditen në asnjë mënyrë.
Heqja e qimeve
Është shumë normale që gratë të kenë qime afër zonës së thimthave dhe shumica e grave kanë tendenca t’i heqin ato rregullisht. Sidoqoftë, nëse i hiqni ato shumë shpesh, ekziston rreziku që qimet të trashen dhe të bëhen më të dukshme në të ardhmen. /Telegrafi/